VIDEO/ Braçe tallet me veprimin e Bardhit: Ka ardhur Alegri në Parlament, është masku si Kazi Barthi!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar aktet e dhunës së deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit ‘Bardhi’ gjatë seancës plenare të ditës së djeshme në Kuvend.

Teksa ka publikuar një video, ku deputeti Gazment Bardhi hyn në Kuvend, Braçe ka ironizuar veprimin e tij të hedhjes së palltos duke e krahasuar me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri i cili bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij.

“KA ARDH ALLEGRI NE PARLAMENT; ESHTE MASKU SI KAZI BARTHI! E hedh pallton po njesoj, kthilth ndaj lojtareve po njesoj; I vetmi ndryshim eshte qe KAZI e do SALIHUN me shume se sa ALLEGRI donte AGNELLIN”- shkruan Braçe krahas videos së postuar në Instagram.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com