Video/ Biden sërish në qendër të kritikave, për mënyrën sesi iu afrohet vajzave të vogla: Pamje rrëqethëse

Presidenti 81-vjeçar i SHBA-së, Joe Biden, ka shkaktuar edhe një herë reagime negative për mënyrën se si ai iu afrohet të miturve. Në një event të zhvilluar në Virxhinia, Biden iu afrua një vajze 6-vjeçare dhe i tha: “I dua veshët e tu”.

Siç shihet në video, Biden iu afrua një vajze që ishte e ulur në tavolinë pranë babait të saj, dhe duke iu referuar vëthëve që ajo mbante presidenti i tha: “I dua veshët e tu, ata janë të lezetshëm. Si e ke emrin?”

Kur vajza e vogël u përgjigj “Catherine”, presidenti amerikan tha “sa emër i bukur, kështu quhej mamaja ime”.

Mirëpo ai nuk është mjaftuar me këtë koment, por ka dashur të bëjë një shaka me të miturën, duke i thënë “Sa vjeç je? 17?”, ndërsa vajza iu përgjigj “gjashtë”.

Kjo lëvizje e Bidenit iu kujtoi ndjekësve shumë incidenteve të ngjashme me vajzat e mitura, të cilët i cilësuan pamjet “rrëqethëse dhe të shqetësuese”.

“Pamja shqetësuese”, “ajo që shohim është rrëqethëse” shkruanin në komentet për incidentin që ndodhi gjatë vizitës së Biden me gruan e tij për të prezantuar një film mbi jetën e Willy Wonka, heroit imagjinar të Roald Dal./Liberale.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com