Liderët e G7 i uruan ditëlindjen në një mënyrë të veçantë kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë Samitit që po mbahet në Itali.
Përpara rifillimit të takimeve në ditën e dytë të samitit të G7, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u bëri thirrje liderëve të këndojnë për kancelarin Scholz duke thënë se kjo ishte traditë e familjes.
Udhëheqësit, duke përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kënduan këngën “Happy Birthday” Scholz.
Ky moment ç’tensionoi liderët evropian të cilët ndodhën në një situiatë të vëshitë pas zgjedhjeve të BE-së.