VIDEO / Bëri protestë për mbylljen, por vetë shfaqet në TikTok! Berisha: Preferoj zarzavatet dhe poezitë!

Si për të sfiduar vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të të rinjve në këtë rrjet social.

Ish-kryeministri Berisha ka zbuluar disa nga sekretet e një ditë të tij të zakonshme nga ushqimet që preferon, tek librat që lexon.

Intervista e zbardhur.

Përshëndetje doktor si jeni?

Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.

-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?

Sali Berisha: Me kënaqësi.

-Sa orë flini në ditë?

Sali Berisha: Gjashtë.

-Sa orë punoni në ditë?

Sali Berisha: Në tërësi punoj.

-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?

Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.

-Cili është libri i preferuar?

Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.

-Cila është ngjyra e preferuar?

Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.

-Mendoni se do të fitojmë?

Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com