Një 20-vjeçar në Pogradec u ndëshkua me gjobë nga policia me 75 000 lekë si dhe iu tërhoq leja e drejtimit të mjetit pasi bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
Shtetasi M.M., dukej në një video që u shpërnda në rrjetet sociale teksa kishte hipur mbi kabinën e makinës që drejtonte, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke penguar qarkullimin.
DVP e Korçës bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./m.j