Makina tip “Benz” me drejtues 44-vjeçarin me iniciale G.M. ka përplasur këmbësoren, 53-vjeçaren me iniciale E.B., e cila është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
/a.r