Kryeministri Edi Rama ka dalë në rrugët e qytetit i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci për të parë disa nga punimet e bëra në qytet për fasadat e disa prej pallateve të cilët tashmë janë transformuar.
Gjatë ecjes, Rama u takua edhe me disa prej qytetarëve, me të cilët u ndal për të bërë edhe foto.
Më tej gjatë rrugës për të shkuar në lokalin ku e prisnin ministrat e kabinetit qeveritar, kryebashkiaku Benet Beci i vuri në dukje faktin që në Shkodër nuk ka pasur asnjë semafor dhe se procesi për vendosjen e tyre do të vijojë gjatë javës së ardhshme. Ndërsa kryeministri tha se arsyeja është se kryebashkiaku paraardhës ka pasur qëllim rrëzimin e qeverisë, jo zhvillimin e qytetit.
Benet Beci: S’ka asnjë semafor në Shkodër, tani që kaluam ne ishte i pari këtu. Po për një javë besoj i vendosim.
Rama: Normale se nuk kishte semaforë se e kishin mendjen ‘hajde të shkojmë të rrëzojmë qeverinë’.