Aeroporti i qytetit brazilian Porto Alegre është zhytur i tëri nën ujë nga përmbytjet që kanë përfshirë zonën.
Pamjet e publikuara më 7 maj tregojnë avionët nën ujë dhe pistën e përmbytur plotësisht.
Më shumë se 90 vetë janë konfirmuar të vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore ndërsa 130 të tjerë raportohen të humbur.
Presidenti Lula da Silva kërkoi të hënën që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.