Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në Kombinat. Raportohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina që ndodheshin duke ecur bashkë me një motor.
Aksidenti ka qenë shumë i fortë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që si “Benzi” fluturon mbi trotuar. Ndërkohë njerëzit vënë duart në kokë. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga policia.