Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Kjo nismë synon që përmes kontributit të gjithësecilit, të pastrohen zonat që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/a.r