Vetëm 5 familjarë të pranishëm, i jepet lamtumira nënës që mbyti 3 fëmijët e më pas veten (VIDEO)

Sot u përcoll për në banesën e fundit Alma Arrazi, 39-vjeçarja që u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna në Shkodër më datë 4 maj.

Alma u varros në Durrës, në qytetin ku jeton babai i saj, ndërsa tre fëmijët e mitur u varrosën në Shkodër. Trupi i Almës u tërhoq për në Durrës, pas kërkesës së babait të saj. Sakaq prindërit e Erdgyst Arrazit, bashkëshortit të saj ishin përgatitur që të bënin ceremoninë mortore për nusen në Shkodër.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në ceremoninë mortore për Almën kishte pjesëmarrje të ulët. Ndërsa babai i Almes nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com