Vështirësitë e votës së emigrantëve, ekspertët rendisin problemet: Dokumentet e skaduara dhe emigrantët e paligjshëm mund të…

Realizimi i votimit nga jashtë vijon të jetë një ekuacion i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjetja e modaliteteve konsensuale duket ende e largët, ndërsa shqetësimet e mëdha; si nga përfaqësuesit institucional, ashtu edhe nga grupet e interesit.

Kristaq Kume e sheh ne optiken e ekspertit zgjedhor projektin duke ngritur si shqetësim kushtin që për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë, duket të kesh një dokument identifikimi të pa skaduar.

“Vlefshmëria e kartës së identitetit, ose i pasaportës në një pjesë të madhe të rasteve do jetë pengesë për shtetasit shqiptarë. KQZ të angazhohet para se ta miratoje këtë udhëzim që të bëjë të mundur që qeveria dhe Ministria e Brendshme te nxjerrë një udhëzim sipas të cilit te quhet i vlefshëm për qëllime te votimit nga jashtë territorit te vendit dokumenti i identifikimit dhe ne rastin kur data e skadencës tashmë ka kaluar”, thotë Kume.

Për të provuar se jeton jashtë vendit emigrantit i kërkohet të ngarkoje në sistemin elektronik të KQZ, të paktën një dokument të adresës ku banon, si hipotekën e shtëpisë apo kontratën e qirasë, ujit apo energjisë elektrike, por ky kriter për ekspertin zgjedhor i pamundëson votën emigrantëve ilegal.

“Në këtë mënyrë do kemi të përjashtuar një numër jo pak të zgjedhësve që do duan të votojnë, por nuk do të munden te prodhojnë këtë dokument sepse janë ilegal”, shton Kume.

Votimi nga jashtë shoqërohet edhe me një kosto të kripur e cila është parashikuar të ndahet me emigrantët.

Florian Haçkaj nga organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë, është i mendimit se ligjvënësi duhet ta rishohë këtë pikë.

“Po e diskutojmë me KQZ dhe partitë politike. Fatkeqësisht është vënë togfjalëshi që koston e kthimit te fletës se votimit e mban qytetari. Po mundohemi te gjejmë përjashtim pa u prekur pjesa tjetër e ligjit”, shprehet Haçkaj.

“Mund të ndryshohet që nesër kjo pikë mblidhet Kuvendit dhe gjitha bëhet përmes buxhetit te shtetit. Rruga tjetër është se KQZ në proceset e tenderimit, për ato që do të realizojmë këtë shërbim, të kërkojë prej tyre qe të bien ofertat jo vetëm për vajtjen e materialeve zgjedhore pra fletës se votimi por edhe kthimit”, tha Kume.

Një përgjigje finale do e japë edhe Komisioni Rregullator, ku dakordësia ndërmjet anëtareve duhet të jetë konsensuale, por para vendimmarrjes Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon garanci që të dhënave personale të dalin sheshit.

Të gjitha këto dilema kërkojnë një zgjidhje të shpejtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi koha nuk e është në anën tyre./Tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com