Versionet e vrasjes së babait nga fëmijët/ Eksperti hedh dyshime për djalin: Autori gjithmonë largohet nga vendngjarja

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për versionet e  vrasjes së Pëllumb Meta nga fëmijët e tij pak ditë më parë në Durrës.

Ai u shpreh se vrasja ka qenë me dashje, ndërsa tha se autori i vrasjes ka mundësi të jetë djali i madh, Hysen Meta, pasi ky i fundit është larguar nga vendngjarja. Ndër të tjera ai tha se ka një sekret të madh në familjen Meta.

Sot është futur në lojë avokati. Nesër del zyrtare kush ka pasur gjurmët e gishtave në pistoletë. Avokati ka folur dhe ka bindur që autorësia të merret përsipër nga motra. Problemi qëndron është se do ketë ndryshim në kualifikim. Është një vrasje me dashje. Një sekret i madh është përballur pasi ka nervozuar sidomos tek vrasësi që mendohet dhe dyshohet se është djali.

Nuk është e planifikuar. Janë 4 plumba në distancë të afërt. Mund të jenë përleshur dhe konfoliktuar fizikisht. Djali pas ngjarjes ka dalë nga shtëpia dhe ka qenë nëna që i ka mbledhur fëmijët. Ai që godet gjithmonë largohet nga vendngjarja. Del që nëna nuk ka qenë një banesë në momentin e vrasjes. Djali i vogël nuk ka qenë po ashtu.

Do presim rezultatin e balistikës. Do të merret në gjatësi dhe në peshë viktima dhe trajektorja ku do të vërtetohet sa i gjatë ka qenë autori që ka shkrepur armën. Ka qenë person i gjatë po i shkurtër. Një gjë që nuk kuptohet është që pse ka qenë i zhveshur viktima? Pse me një kanotiere? Thuhet se vajza e ka marrë autorësinë vetë.

Djali i madh thuhet se është përdorues i narkotikëve, por fshirja e gjurmëve është gjeniale. Dua të përgëzoj dhe Policinë e Shtetit.”, u shpreh ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com