Verifikimi paszgjedhor, vota nuk është tjetërsuar në kuti për kryetarët por partive opozitare u janë hequr ose shtuar vot

Votat e 14 Majit nuk janë tjetërsuar gjatë procesit të numërimit. Ky është rezultati i dalë nga verifikimi paszgjedhor që bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rinumëroi nga e para 526 kuti votimi nga të gjitha bashkitë e vendit.

Të dhënat tregojnë se diferenca mes votës së numëruar dhe asaj të rinumëruar për kandidatët për kryetar bashkie është e papërfillshme, ndërsa në shumicën e bashkive nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

Në bashkinë më të madhe, atë të kryeqytetit janë vërejtur disa ndryshime, por që nuk cënojnë rezultatin përfundimtar.

Erion Veliajt të PS i janë shtuar 17 vota, Belind Këlliçit të “Bashkë Fitojmë” 22 vota, dhe kandidatit të PD Roland Bejko 31 vota.

Në këto raste, kur numri i votave është i ndryshëm nga rezultati i certifikuar por me një diferencë të vogël, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kemi të bëjmë më së shumti me gabime njerëzore.

Por ndryshe tregojnë të dhënat nga rinumërimi i votave për këshill bashkiakë. Partive politike i janë hequr ose i janë shtuar vota në shifra jo të ulëta.

Më e ndëshkuara është opozita pasi nga leximi paraprak rezulton se numëruesit e tyre e kanë tjetërsuar votën përbrenda partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe asaj Demokratike.

Këto të dhëna nxjerrin edhe njëherë në pah problematikën me komisionerët dhe numëruesit, që përcaktohen nga partitë politike.

Së fundmi, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar që në ndryshimet e reformës zgjedhore të përfshihet dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com