Analisti Lorenc Vangjeli thotë se veprimet hetimore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj janë një taktikë mjaft e mençuar e prokurorëve që hetojnë dosjen për të arritur deri tek kontrolli i pasurisë së tij.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Vangjeli thotë se ish-ministri Beqaj ka zgjedhur që të heshtë dhe është vendosur në anën e sistemit lidhur me hetimet ndaj tij.
Lorenc Vangjeli: Lajmi që doli më 28 Dhjetor dhe botimet e përgjimeve. Kur i lexova për herë të parë kisha dilemë, ishte i marrë apo naiv nëse ai do të merrej me një restorant. Nuk më rezulton që nuk është as i marrë dhe as naiv dhe kjo vazhdon të mbetet pikëpyetje Pse? Këto veprimet hetimore ndaj Beqajt kanë qenë taktikë mjaft e mençur e prokurorëve që hetojnë dosjen si një mënyrë për të arritur tek kontrolli i pasurisë së Ilir Beqajt. Edhe sikur koncensioni të jetë dhënë dhe të gjithë letrat të ishin shkruar dhe totalisht të sakta. Nëse do të kishte përfitime të të tretëve, kjo do të konsiderohej vepër penale. Edhe sikur procedura të ishte e rregullt. Ka së paku, 1 vit, me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK, nuk e di pse më duken të mençur të gjithë. SPAK për të hetuar të tërën, gjen këtë derë, nëse ka pasuri Beqaj, të cilat nuk i deklaron. Nëse gjenden pasuri të fshehura në emra të tij apo familjarëve, gjenden prova, këtu është Beqaj përballë drejtësisë. Kjo që po ndodh edhe me këtë individ është një fat i madh, sidomos me këtë personazh që po e zhvarrisin me akuza publike. Beqaj me një profil të ulët, ka zgjedhur të heshtë dhe të qëndrojë në anën tjetër. Por, ndahen 2 filozofi, e pranon apo nuk e pranon akuzën, e ndjen veten fajtor apo të pafajshëm, ai e ka ulur veten në sistem. Doktori kundërshton sistemin, edhe ai e ndjen veten të pafajshëm. Por do të hyjë në ingranazhet e sistemit, nuk ka mënyrë tjetër për të provuar nëse është i pafajshëm.
Gjatë fjalës së tij, Vangjeli thotë se Reforma në Shëndetësi ka filluar mbrapsht teksa shton se ajo nuk fillon nga parkingu, por nga kirurgët dhe nëse këta do të ishin të kënaqur me punën e tyre, i gjithë sistemi do të funksiononte.
Lorenc Vangjeli: Reforma në Shëndetësi – Parimi im është që të shëndetshmit paguajnë për ata që janë në nevojë. Rama e përktheu politikisht këtë gjë dhe tha që shëndetësia është falas. Privatizuan shërbime të ndryshme. Reforma në Shëndetësi filloi mbrapsht, nuk fillon nga parkingu, fillon nga kirurgu. Nëse ata do të ishin të kënaqur me punën e tyre, i gjithë sistemi do të funksiononte.
/a.r