Dy persona janë arrestuar nga Policia në Vorë, pasi janë kapur në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Pas informacioneve të siguruara, efektivët e policisë kanë kryer kontrolle në lokalin ku luheshin lojëra fati, duke vënë në pranga si pronarin e lokalit ashtu edhe kushëririn e tij, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinjë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.