Jetmri vendosi të linte shtëpinë e “Big Brother Vip” mbrëmjen e sotme. Nga studio e spektaklit ai u shfaq i revoltuar, teksa u përfshi në debat edhe me opinionistët
Teksa vendosi të respektonte opinionistët përgjysmë, Ledioni e ftoi ish-banorin të largohej prej studios duke mos ‘e lejuar’ të pozicionohej në vendin ku qëndrojnë ish-banorët.
Pjesë nga debati:
Ledion: Unë e shoh si një mungesë respekti për formatin, për publikun.
Jetmiri: Është çështje këndvështrimi. Unë e shoh si një vendim i imi. Faleminderit ju për mundësinë. Unë solla modelin e një njeriu të edukuar.
Ledion Liço: Unë nuk i kam shkuar njeriu në vesh duke i bërtitur. Mungesa e koherencës është që ose do jesh i edukuar ose do bërtasësh e do diskretitosh njerëzit. Ti nise të tregosh histori personale.
Jetmiri: Përgjigjet e mia kanë ardhur në propocion me si e kam parë unë gjënë.Ju keni armët tuaja në kuadrin e lojës, unë kaq kisha mundësi të bëja i izoluar. Kam protesuar, nuk ishte e drejtë por kjo është.
Arbër Hajdari: Kam besuar tek loja jote në fillim dhe në çdo gjë që ke thënë.
Arbër Hajdari: Jetmri mund të ketë fantazitë e tij me mikrofonin etj. Gjithsesi kjo është zgjidhje e jotja.
Jetmiri: E di jam paranojak.
Arbër Hajdari: Jo nuk thashë këtë.
Ori Nebijaj: Sado i tmerrshëm të jetë produksioni…
Jetmiri: Jo jam unë i tmerrshëm se mu bë gjyq publik.
Ledion Liço: Më vjen keq që Top Channel ty të rriti, të bëri të famshëm, dhe jo produksioni, por publiku me mundësinë që të dha produksioni.
Jetmiri: Mos e hap atë plagë se nuk dua ta prek. Unë e mora vendimin. Faleminderit për mundësinë, faleminderit Arbër për mundësinë.
Ori: Ky djali mirë që përshëndeti vetëm Arbrin kur hyri, tani thotë prapë faleminderit Arbër.
Jetmir: Nuk e ndjej të ta them sepse nuk jam ndjerë mjaftueshëm i respektuar nga ty.
Ledion: Nëse ke vendosur të respektosh me gjysma, të ftoj të largohesh nga studio.