Vendosen në kontroll flakët te fabrika e plastikës në Elbasan, shkak i zjarrit dyshohet shkëndijë elektrike

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën industriale të Bradasheshit pranë ish-metalurgjikut në Elbasan. Fillimisht flakët ranë në një punishte të përpunimit të plastikes, ndërsa sipas policisë nuk ka persona të lënduar por dëme të shumta materiale.

Ekipet zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje hasën vështirësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme. Pas gati 1 ore zjarrfikësit arritën të vendosin nën kontroll flakët, por për punëtorët e fabrikës shkak i tyre u bë tensioni i lartë.

Edhe policia në informacionin e parë të saj bëri me dije se shkak i zjarrit u bë një shkëndijë elektrike por që fatmirësisht nuk u pasua me lëndime në njerëz ndërsa pritet dhe një ekspertizë e grupeve zjarrfikëse për të përcaktuar shkaqet e vërteta të flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com