Vendimi për Salianjin, standardi i shumëpritur prej drejtësisë shqiptare!

Për dekada të tëra, problemi i dytë më i madh i Shqipërisë pas atij të ndikimit politik mbi drejtësinë, ka qenë për një kohë të gjatë, instrumentalizimi i çështjeve të drejtësisë në jetën politike aq shumë sa vështirë të dalloje faktin nga retorika, akuzën penale nga spekulimi politik, veprën penale nga denigrimi politik. Ajo që rëndom konsiderohet shpifje, u shndërrua në një gangrenë të jetës publike dhe demokratike që së pari dëmtonte më shumë se asgjë tjetër, vetë sistemin e drejtësisë, vetë parimet e demokracisë.

Ndaj, sot, vendimi i gjykatës së apelit për të konfirmuar dënimin me 1 vit burg ndaj deputetit Salianji, për kallëzim të rremë, duhet trajtuar si triumf i vetë sistemit të drejtësisë. Ky sistem rigjeti një standard të munguar, duke dhënë mesazhin se me çështje të drejtësisë si ajo e kallëzimit të rremë nuk mund të luhet më kukafshehti, njësoj si në studiot televizive të mbrëmjes.

Vetë sistemi demokratik rifitoi një vlerë, duke i dhënë mesazhin çdokujt se politika nuk mund të jetë më konglomerat shpifesh që godasin kë t’i dalë para në emër të gjoja interesit publik. Ky standard shkon përtej së majtës e së djathtës, madje përtej edhe vetë Salianjit. Trajtimi i këtij të fundit nga kolegët e PD si viktimë e vendimeve politike të gjykatave, është thjesht shprehje e banalitetit të tranzicionit, banalitet me të cilin politika ka trajtuar drejtësinë në 30 vite.

I njejti banalitet me të cilin politikanët, ata pranë PD sidoemos, përpiqen të shpëtojnë të ndenjurat sa herë që drejtësia rrit standardin e saj.

Salianji nuk është as viktima, por as heroi i PD. Modeli i tij politik është thjesht jashtëqitja e radhës e një sistemi tranzicioni që po tretet dita ditës në stomakun e drejtësisë së re, e cila sot duhet falenderuar!/ Lexo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com