Vendimi i plotë/ Bardhi s’bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për implikimin e Olsi Ramës në Xibrakë

SPAK ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Në vendimin e plote që Top Channel disponon thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.

“…Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqsore për shtetasin Olsi Rama. zPërderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si element intelektual as edhe ai voluntiv që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale”, thuhet në vendimin e  SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com