Vendimi i lirimit të Julian Gjoshit, Gjykata i fali 2 vite e 7 muaj burg, e la në shërbim prove për 3 vite

Ora News ka siguruar vendimin e plotë që i fali 2 vite 7 muaj e 9 ditë burg duke liruar nga qelia Julian Gjoshin, kunatin e Altin Hajrit, që vrau me armë zjarri të dielën e 1 dhjetorit në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Gjoshi ra në pranga më 19 janar të 2021, pas një kontrolli rutinë të forcave operacionale “Shqiponjat” ku e konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Pas kontrolleve në makinë poshtë sediljes së shoferit, i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe karikatorin me fishekë brenda saj.

Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë nga qelia 26 vjeçarin më 23 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që gjykimi i tij u bë me procedurë të shkurtuar, ku përfitoi zbritjen e dënimit me 1/3.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj (Mataj), pranoi pretencën e prokurorit Hysni Mulaj për ta dënuar Gjoshin me 6 vite, por aplikoi nënin 59 të Kodit Penal mbi rrethanat lehtësuese.

Në vendimin e Gjykatës bien në sy një sërë elementesh, nga një problem shëndetësor i të pandehurit, nevoja e babait të tij për përkujdesje, pendesa e thellë e të riut apo respekti që ai dhe familja e tij gëzonin në komunitetin ku jetonin.

Arsyetimi

Gjykata merr në konsideratë faktin se i pandehuri ka mbajtur qëndrim pendues ndaj veprave  penale të kryer nga ana e tij gjatë shqyrtimit gjyqesor

Gjykata  në aplikimin e nenit 59 te K Penal ka  ne qëndër të vëmendjes  gjendjen   e rëndë shendetësore  të të pandehuri  ku sipas raportiti   te  koronografise date 21.09.2020  është arritur në konkluzion  Infarkt akut  miokardi pa ngritje  te segmentiti  ST, ne pacient me stenoze  kritike  të trunkut komun dhe sëmundje 3- vazale të artiereve koronare

Gjykata gjithashtu  ne aplikimin e nenit 59 te K Penal ka  në qënder të vemendjes   faktin  se i pandehuri  dhe familja e tij gëzojne  respekt ne komunitetin ku  jetojne

Gjykata merr ne konsiderate edhe gjëndjen e  renduar  shëndetesore të babait të të pandehurit ku sipas aktit  mjekësor nr 1213 regjistri  leshuar nga mjekja  J. C. ,ndër te tjera thuhet  se duhet  te kete familjarin në cdo moment  per perkujdesje

Veç kësaj vijon në arsyetimin e saj gjykata, nga arma e zjarrit të sekuestruar, nuk është provuar të jetë bërë qitje nga i pandehuri, ndërkohë që rezultuan se pistoleta dhe fishekët, ishin në gjendje normale për qitje.

Gjatë leximit të vendimit, ngrihen pikëpyetje mbi një deklarim të Julian Gjoshit në momentin e dëshmisë para OPGJ-së se arma nuk ishte e tij por e kishte gjetur në rrugë dhe do ta dorëzonte në Komisariat.

Në vendimin e Gjykatës, palët pranuan autorësinë e të riut, dhe nuk pasqyrohet më tej, nëse ky deklarim ishte i saktë apo i rremë.

Julian Gjoshit iu falën 2 vite 7 muaj e 9 ditë burg duke e vënë në provë për një afat 3 vjeçar, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com