I ftuar në “Now” të Erla Mëhillit, deputeti socialist Toni Gogu u ndal tek sjellja e politikës përballë sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, pikërisht ndërhyrjet e Berishës gjatë qeverisjes së tij e bënë atë të jetë i padëshiruar nga SHBA-të.
Duke iu referuar Berishës dhe Metës, me doza ironie Gogu shtoi se socialistët nuk komentojnë vendimet e gjykatave, nuk hipin majë ballkonit dhe as shtrihen në bulevard duke bërë shqiponjën.
“Shqiptarët sot kanë një sistem drejtësie i cili është për herë të parë i çprangosur nga fuqia e pushtetit ekzekutiv. Nëse paraardhësi i Ramës ështê sot pas penxheres për shkak se hetohet pse ka shkelur ligjin dhe kur shkelte ligjin ai ose bashkëpunëtorët e tij shkonte dhe ndërhynte në organet e drejtësisë dhe organet e drejtësisë bënin siç thoshte ai dhe për këtë arsye SHBA i thotë për ne je i padëshiruar.
Nderkohe sot kemi një shumicë socialiste e cila qep gojën dhe kur ata vijnë dhe thonë filan fisteku hajde këto se do japësh llogari për këtë shkelje, ne heshtim dhe mbështesim me ligje me buxhet, me pavarësi dhe me koopetenca qê ata të bëjnë punën.
E bëjmê këtë sepse para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë siç e thotë kushtetuta. Ne nuk komentojmë as vendime gjykatash as punët e drejtësisë, ne qepim gojën, votojmë që ata tê jenë tërësisht të pavarur dhe për ato vendime që nuk na pëlqejnë mbyllim gojën, dhe nuk hipim as majê ballkonit edhe nuk shtrihemi as në bulevard duke bërë shqiponjën me duar.” – tha deputeti Toni Gogu.