Vendim i habitshëm nga Aeroporti i Tiranës, qytetarët reagojnë të irrituar

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës që aktualisht është nën pronësi të një kompanie karburantesh, ka shpallur një vendim që nga disa njerëz shihet si paradoksal dhe hapa pas, krahasuar me shumë aeroporte të tjerë.

Sipas vendimit që TIA bëri sot publik, duke filluar nga data 25 Tetor 2023, të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga TIA, do të hyjnë në zonën e kontrollit të pasagjerëve, duke përdorur një kartë (biletë) imbarkimi online me kusht që ajo të jetë e printuar.

Vendimi ka ngjallur habi për disa arsye.

Së pari, kur bileta, karta e imbarkimit apo check-in është bërë online, është paradoksal ta kërkosh atë të printuar.

Në praktikën botërore, prej vitesh kalimi bëhet duke skanuar barkodin përmes celularit dhe nuk është nevoja të detyrosh njerëzit të marrin rrugët nëpër kancelari që të printojnë këto shërbime dixhitale.

Së dyti, fakti është se këtu, kjo praktikë absurde është përdorur në vite edhe pse vendet e tjera kanë hequr dorë prej dekade. Dhe, në vend që gjërat të ndryshojnë duke iu afruar botës, po ndodh e kundërta në këtë aspekt.

Ndaj njerëz që u njohën me këtë vendim, e shohin atë si absurd dhe të papranueshëm, raporton noa.al.

Ndiqni më poshtë se çfarë mendojnë disa prej tyre:

   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com