Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbu jetë si pasojë e një arreesti kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në Velipojë, bën me dije policia.
“Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar I. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
/a.r