Gjatë vizitës së tij në Tokio, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryetarin e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze, Minoru Kiuchi.
“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e mirë, Minoru Kiuchi, kryetari i Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze! Mezi pres më shumë bashkëpunime midis Tokios dhe Tiranës në biznes, turizëm dhe politikë”, shkruan Veliaj.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.
/a.r