Në një postim në rrjetet sociale, kryertari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur një foto pas takimit që ka patur këtë fundjavë me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan. Veliaj shprehet se e ka uruar homologun për rizgjedhjen, por edhe për fitoren e Partisë Laburiste.
“I lumtur që takova mikun tim të mirë, Sadiq Khan, të cilin e urova për rizgjedhjen si kryebashkiak i Londrës, por edhe për fitoren fantastike të Partisë Laburiste. Është inkurajuese të shohësh se si narrativa progresiste po merr vëmendjen e nevojshme në një Europë të polarizuar”, shkruan Veliaj.