Dy javët e para të Shkurtit, të 1000 organizatat socialiste do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të brendshme.
“Nga 1 Shkurt e deri më 15 Shkurt do të jenë zgjedhjet brenda Partisë Socialiste.”
Edhe pse nuk është vit zgjedhor, socialistët kanë nisur të punojnë sikur të ishin në fushatë. Udhëzimi, siç pranon drejtuesi politik i Tiranës në një takim me socialistët e Njësisë 5, është të nisin “gjuetinë” për anëtarë të rinj.
“Dua që secili prej nesh ta trajtojë veten si një agjent talentesh, siç gjejnë talente për Voice dhe X Factor për këngë, ne do të gjejmë talente për njerëz që kanë ide e vizion.”
Ashtu si kryeministri, dhe Veliaj ju thotë socialistëve të Njësisë 5 se garën e 2025 nuk e kanë me demokratët që thotë se po tkurren nga zgjedhjet në zgjedhje, duke bërë politikë nga një dritare.
“Kush mendon se ne e kemi të fituar të këtë betejë që vjen sepse PD është reduktuar në një dritare të Romeos dhe Zhuljetës, e ka gabim sepse ne nuk kemi betejë më ta, kjo betejë është për mendjet dhe zemrat e njerëzve.”
Vetë Veliaj, mandatin e tretë e ka dhe mandatin e fundit në Bashkinë Tiranë pasi kështu e kufizon ligji, por përbetohet se nuk do ta ulë ritmin për fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe shpjegon arsyet.
“Fakti që kjo forcë dhe ky kryetar e ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme. Nuk kemi pasur ne një kryeministër më të mirë dhe një qeverisje më të mirë.”
Në pranverë, socialistët do të mbledhin Kongresin Zgjedhor për të formatuar Asamblenë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë Kryesinë e re./m.j