Veliaj kërkon të thirret nga SPAK Nesti Angoni, emri anonim që e ka paditur: Gjejeni dhe pyeteni!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sqaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se hetimi i SPAK-ut ndaj tij ka ardhur nga një denoncim i bërë nga një person i quajtur Nesti Angoni, por i cili është i sajuar dhe nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile. Veliaj e quajti këtë një kurth me letra anonime, alla “Jovan Bregu” apo “Andon Ledhi”.

Por, ndërkaq, burime të brendshme të SPAK-ut shprehen se sot kryebashkiaku u ka kërkuar pikërisht këtë edhe prokurorëve të çështjes: që të thërrasin për deklarim në Prokurori edhe personin denoncues, Nesti Angoni, në emër të të cilit është bërë denoncimi në SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com