Vdiq pas arrestimit, Burgjet: Po hetojmë! Koka kishte probleme me frymëmarrjen, u dërgua në spital

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar mbi rastin e vdekjes së Eduard Kokës, i cili ndërroi jetë dy muaj pas arrestimit të tij ndërsa ndodhej në qelitë e burgut të Reçit në Shkodër.

Përmes njoftimit për mediat, Drejtoria e Burgjeve shpjegon se po heton për ngjarjen e rëndë ndërsa  sqaron se Eduard Koka ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, Koka kishte probleme me frymëmarrjen dhe për këtë arsye është dërguar në spital por më pas ka ndërruar jetë.

Në orën 06:30 të mëngjesit, i ndjeri është ankuar tek punonjësi i rolit bazë se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm. Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45”, thuhet ne reagim.

Reagimi i plotë:

Sot, më datë 07.06.2024 në orën 07:45, i paraburgosuri në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç-Shkodër, Eduard Gjon Koka ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në orën 06:30 të mëngjesit, i ndjeri është ankuar tek punonjësi i rolit bazë se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm.

Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45.

Eduard Koka, i biri i Gjon dhe Mrike, lindur më 14.03.1979 në Reps, Mirditë dhe banues në Lezhë, ishte i martuar dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 02.04.2024 për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. I ndjeri ishte akomoduar në IEVP Reç me datë 02.06.2024, i transferuar nga IEVP Lezhë. Në kartelën e tij mjekësore nuk referohen probleme shëndetësor.

Ngjarja është nën hetim nga autoritetet përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe IEVP Reç i shpreh ngushëllimet familjes e të ndjerit dhe sigurojnë opinionin publik se do të bëjnë gjithçka për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të burgosurve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com