“Vdiq me vuajtje e pa ndihmë”, historia e Denis Prekës, që ngriti në këmbë Amerikën

Më 18 mars 2019, Denis Preka, një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte emigruar drejt Detroitit në SHBA, humbi jetën në mënyrën më tragjike duke u helmuar nga miku i tij i ngushtë me një substancë të jashtëligjshme.

Pas një beteje ligjore gati 5-vjeçare nga familjarët e të ndjerit, drejtësia amerikane ka urdhëruar dënimin e autorit të krimit me 75 milionë dollarë. Vendimi ka marrë vëmendjen mediatike në SHBA.

Po flasim për një vendim që vjen nga një juri prej 12 individësh, jo thjesht nga një gjyqtar. Janë dëgjuar me kujdes të gjitha faktet. Edhe juria ka pasur pyetje. 75 milionë dollarë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm i viteve të fundit në qarkun Uejn, ku ndodhi ngjarja,” u shpreh përmes një lidhjeje Skype në “Jetë Shqiptare”, gazetari Granit Përzhita.

Hetimet kriminale për ngjarjen nuk kanë përfunduar.

Denisi ishte ndoshta në gjendje ankthi, i pandërgjegjshëm. Dyshohet që ai ishte nën presionin e miqve të tij për ta marrë pilulën dhe besohet që dy të ashtuquajturit miqtë e tij e kanë vënë nën presion atë, me arsyen se do ta ndihmonte me vëmendjen apo ankthin që kishte një ditë para provimit,” deklaroi ai.

Studenti ekselent ndërroi jetë prej asfiksisë si pasojë e marrjes së lëndës MDMA. Nik Remington (o. Nick) akuzohet se është shkaktari i vdekjes së shqiptarit.

Të dy po përgatiteshin për provimin e ditës së nesërme, bashkë me Pol Uidmerin (o. Paul Wiedmaier), i cili u ofroi të konsumonin medikamentin Adderall, që mund të përdoret nga të rinjtë për t’u përqendruar në kohë sezonesh akademike.

Agonia e tij [Denisit] vazhdoi gjatë gjithë natës. Vuajtja e tij e bën ngjarjen edhe më të dhimbshme, për shkak të dozës fatale të ekstazisë që ai kishte marrë,” shtoi gazetari Përzhita.

Pas analizave të kufomës, ka rezultuar se substanca që ata kishin konsumuar ishte MDMA, një drogë e llojit ekstazi që të jep adrenalinë, por edhe të rrezikon jetën kur merret në doza të mëdha.

Sipas z. Përzhita, konsumimi i drogave të rrezikshme nga të rinjtë mbetet një problem i përhapur në SHBA, ende i patrajtuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com