Pikëllim në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo.
Në një postim të bërë një facebook, vetë ish-deputeti ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij, Eva.
Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.