Vdekja e Presidentit të Iranit, eksperti Shtuni: Ka lidhje me djalin e liderit suprem, Ayatollah Khomeini

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, është shprehur se ka hamendësime se rrëzimi i helikoptetit ku udhëtonte presidenti i ndierë i Iranit, Ebrahim Raisi, ka lidhje me djalin e liderit suprem Ayatollah Khomeini.

Komentet Shtuni i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se djali i tij Khomeinit ishte një nga dy kandidatët për të përfolur në mënyrë jo-formale për të zëvendësuar të atin 85-vjeçar.

Ai shtoi se duke qenë se djali i liderit suprem kishte lidhje të forta me Gardën Revolucionare, ka dyshime se gjithçka mund të ketë ndodhur si shkak i luftës për pushtet.

“Kushtet kanë qenë të vështira dhe është e paqartë pse u lejuan dy nga figurat kryesore të sistemit të fluturojnë. Ishin tre helikopterë, dy të tjerët nuk u rrëzuan. Vetëm ky u rrëzua. Ka hamendësime dhe duket se ka diçka që mund të ketë lidhje me Moçtaba. Ai është djali i liderit suprem aktual, i cili është një nga dy kandidatët e përfolur në mënyrë jo formale, se këta nuk dalin për t’u konsultuar në publik, për të zëvendësuar të atin 85-vjeçar.

Muçtaba është mjaft i lidhur me Gardën Revolucionare. Këtu tani bëhet diskutimi nëse ka një betejë për pushtet, pra diçka që nuk shihet me sy të lirë. Muçtaba nuk është popullor, pavarësisht se Raisi ishte edhe më jopopullor. Pavarësisht se i ati e mbante pranë se donte ta rriste me idenë e mbajtësit të stafetës.

Në 1979 revolucuioni pse ndodhi? Ishte revolucion për të hequr një shah, një mbret apo perandor, sepse Irani nuk dëshironte një tranzicion pushteti në mënyrë mbretërore, thjeshtë sipas gjakut dhe lidhjes. Këtu ka një problem sepse Irani nuk donte të kthehej në traditën mbretërore”, tha Shtuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com