Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen në Korçë, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Mësohet se 45-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët e tij prej mëngjesit të sotëm kur ishte larguar për në punë në qytetin e Korçës. Gjithashtu ka qenë vetë bashkëshortja e 45-vjeçarit që ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit. Siç raportohet pas disa thirrjeve telefonike të humbura ajo i është drejtuar komisariatit.
Gjithashtu ajo thotë se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza. Po ashtu policia sqaron se 45-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë shkakun e vdekjes. Paraprakisht edhe nga kryqja në vendin e ngjarjes dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues, si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.