Vdekja e 27-vjeçares/ I ati: Nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Altin Çokun. Kam dyshime tek gruaja, të merret në pyetje

Babai i Sibela Abedinit, Artani, në një telefonatë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, foli për rastin e vetëvrasjes së vajzës, pas shantazhit me foto intime të bërë nga Altin Çoku. Babai i Sibelës tha se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë. Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun.

“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës.

Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim.

Jam dënuar padrejtësisht. Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”, tha babai i Sibela Abedinit, vajzës së vetëvrarë, pas shantazhit me video intime, të bërë nga Altin Çoku.

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com