Qytetarë të shumtë kanë protestuar ditën e sotme pas rastit të rëndë të dhunimit të një 3-vjeçareje nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.
Ata nisën tubimin e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë vijuar më tej marshimin deri te Ministria e Brendshme, ku kanë bërë thirrje për dënimin e edukatores Majlinda Dehima, e cila dhunoi dhe i theu këmbën një vajze vetëm 3-vjeç në kopshtin ku punonte.