Vatër aktive zjarri në pishat e liqenit të Viroit, retë e tymit mbulojnë qytetin e Gjirokastrës

Dy vatra zjarri janë regjistruar në pishat e liqenit të Viroit, në periferi të Gjirokastrës.

Për shkak të ndikimit të erës, në bimësinë e dendur dhe të thatë me barëra e shkurre, zjarri po përhapet me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.

Re të mëdha tymi kanë mbuluar qytetin e Gjirokastrës, ndërsa zjarri po përhapet deri në malin e Gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com