Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në malin e Shëngjinit mbi port, aty ku ndodhen edhe banesa.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por për shuarjen e tyre janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të erës, flaket po përparojnë dhe mund të rrezikojnë përhapjen.
Një pjesë e banesave që ndodhen poshtë flakëve të zjarrit shërbejnë si rezidenca për pushues të ndryshëm, ndaj dhe është kërkuar ndërhyrje e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve, për të vënë nën kontroll flakët.