Komsionieri i BE për zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ai ka thënë se vende e Ballkanit Perëndimor po bëhen gati t’u përshtaten rregullave të BE, para se të anëtarësohen në bllokun me 27 vende.
“Dita e sotme ka qenë edhe një inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar.
20 vite kohë pritje për kamionët, kjo është hequr. Mund të arrijmë dhe më shumë dhe të kursejmë edhe më shumë kohë. Këto janë ato gjëra që njerëzit duhet t’i prekin, të jenë pjesë e tyre. Këto janë risitë e atij plani.
Mendoj që këtë herë ne kemi mundësinë që të tregojmë cilat janë përfitimëe e një vendi kur bëhet shtet anëtar. Elementi tjetër i rëndësishëm është ai që rajoni juaj mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt. Ne nuk po negociojmë me rregulla abstrakte. Vendet po fillojnë t’i aplikojnë rregullat që sot”, tha komisioneri.
/f.s