Valë të infektuarish me Covid në Greqi, 39 të vdekur dhe 815 raste të reja në javën e fundit

Autoritetet greke të shëndetësisë raportojnë 39 vdekje nga koronavirusi në javën e fundit dhe 815 raste të reja me të infektuar. Treguesit sa i takon infektimeve, shtrime në spitale, intubime dhe vdekje tregojnë rritje për periudhën 19-25 gusht. Rritja verore e aktivitetit të virusit raportohet të ketë filluar më herët këtë vit sesa në verën e 2023 dhe deri tani karakterizohet nga shtrime më të larta në spital, por më pak intubacione dhe vdekje se vitin e kaluar.

Këshillat për të sëmurët mbeten të njëjtat, respektim me përpikmëri i masave parandaluese ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, marrja e ndihmës mjekësore me qëllim trajtimin në kohë, kufizimi i kontakteve me personat që kanë probleme të tjera shëndetësore.

Në krahasim me një javë më parë, numri i të infektuarve ka pësuar rënie në 815 raste nga 836 që ishte. 16 pacientë janë futur në intubim, ndërsa javën e kaluar u shtruan në terapi në gjendje serioze për jetën, 38 pacientë me koronavirus.

Nga mbikëqyrja e ngarkesës virale, tregohet për një rritje të qarkullimit të virusit SARS-Co V-2. Sa i takon virusit të gripit, pozitiviteti i tij mbetet shumë i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com