Valbona Selimllari, kthesë 180 gradë: Jam e kënaqur që më imiton Xhemi, ajo është e bukura e dheut

Anëtarja e jurisë së “Dancing With the Stars”, Valbona Selimllari ka sqaruar deklaratën e bujshme të një jave më parë, ku tha se nuk i pëlqente ta imitonin dhe i dukej si tallje.

E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, Valbona tha se deklarata e saj është keqkuptuar dhe në asnjë mënyrë nuk ka gjë personale me Xhemin.

Sharka -Nëse Xhemi Shehu vjen sot në premier, do e takoje?

Valbona– Xhemin e kam zemër, a jeni normal

Sharka: -Ne po prisnim ndonjë gjyq

Valbona– Pse të kem ndonjë gjë unë me Xhemin. Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, por nuk kam asgjë në marrëdhënie me xhemin. Ajo e di që unë nuk kam asgjë. Un e kam shumë xhan, për të gjithë ata që e kanë keqkuptuar nuk kam asnjë problem. Unë e kam thënë edhe aty, nuk ka asnjë qëllim. Ajo është e bukura e dheut, jam e kënaqur që më imiton ajo se është aq e bukur. Unë e kam xhan, unë e jam sinqertë. Kjo nuk ka konotacion tjetër, nuk ka lidhje me Xhemin” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com