Aktorja e njohur Jennifer Garner është shumë e lidhur me tre fëmijët e saj dhe as këtë herë nuk i ka fshehur ndjenjat e thella për vajzën e saj të madhe, Violet Affleck, e cila ka mbaruar shkollën e mesme së fundmi. 52-vjeçarja mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të Violet dhe postoi në llogarinë e saj personale në Instagram duke treguar një sërë fotosh dhe videosh ku shfaqet e përlotur.
“Më thuaj se ke një të diplomuar pa më thënë se ke një të diplomuar” ka shkruar ajo së bashku me disa emoji duke qarë.
Në fotot e postuara nga Garner, ajo shihet duke qarë në vende të ndryshme, përfshirë sallën ku u zhvillua ceremonia e diplomimit, rrugën jashtë shkollës dhe në një avion.