Një 37-vjeçare nga Saranda është proceduar penalisht, pasi vajza e saj e mitur 15-vjeçe e ka kallëzuar atë me pretendimin se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona të tjerë, me qëllim përfitimi.
Prokuroria e Sarandës ka filluar hetimet dhe po punon për mbledhjen e të dhënave dhe më pas zbardhjen e rastit.