Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi të pështira vetëm për të thënë një fjalë të mirë.
“Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil”, shkruan Murrizi, teksa shton se edhe vetë Gerti do të habitej nga këto “romane”.
Politikani i djathtë thotë se çdo person ka fatin e vetë dhe askush nuk mund të zmadhojë apo zvogëlojë emrin e tij me “romane hipokrite” nëpër rrjete sociale pas vdekjes.
“Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire”, shkruan Myslim Murrizi.
Lexoni reagimin e plotë të ish-deputetit Myslim Murrizi:
Shyqyr qe mbaroi kjo hipokrizia e statusve ne fb me lot e qurre e plot fjale te mira per njerez qe largohen nga kjo bote, qe sa jane gjalle nuk ju leme gje pa thene pa share e pa sajuar per cilindo, vetem e vetem se e shohim si rival apo konkurent qe mund te na zere karriken.
Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil.
Deri tek ngushellimi i Familjes te afermeve apo Miqve eshte njerzore dhe sevap nese ke mundesi ti hedhesh nje dore dhe kujdo te ndjeri qe ke njohur sa ishte gjalle.
Por kur shoh “romane” me fjale prekese e mburrje aq te shumta sa do habitej edhe vete i ndjeri nga njerez qe nuk kane asnje njohje, asnje lidhje apo asnje lloj kontakti me çdo te ndjere qe iken nga kjo bote, vetem per te treguar se eshte ne pjac, me vjen sinqerisht peshtire.
Ne kete bote te gjithe jemi kalimtare dhe emri rron me shume se sa kufoma qofte per mire e qofte per keq.
Sejcili nga ne e ka ne fatin e tij te lere emer te mire ose jo ne kete jete kalimtare, dhe askush tjeter me çfardo lloj postimi real apo hipokrit nuk mund tja zmadhoj apo zvogeloj emrin askujt te ndjeri qe iken nga kjo bote.
Kush mendon se “zmadhon” emrin e tij me postime servile, hipokrite apo elozhe e sharje ose fyrje ndaj kujdo qe largohet nga kjo bote, e ka te kote ,sepse emrin e mire apo te keq ne kete bote kalimtare cilido nga ne e krijon gjate jetes se tij me sjelljen, shpirtin dhe zemren me te cilen prezantohet gjate jetes ne kete shoqeri ku jetojme.
Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire.
Rrespekte per cilindo qe mirkupton keto fjale te mia dhe shume faleminderit per kedo qe nuk eshte dakort me mua.
/a.r