Ushtria izraelite vret komandantin e Hamasit dhe dy luftëtarë të tjerë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka vrarë tre anëtarë të Hamasit, duke përfshirë një komandant, ndërsa ofensiva e saj në Bregun Perëndimor ka hyrë në ditën e tretë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë  se vranë Ëissam Khazem, të cilin e përshkroi si liderin e Hamasit në qytetin e Jeninit, në një shkëmbim zjarri me armë pasi ai u identifikua “në një automjet në zonë”. Ushtria tha se kishte gjetur armë dhe para në automjet.

Dy të tjerë u vranë gjithashtu teksa u përpoqën të largoheshin nga automjeti, sipas ushtrisë izraelite, duke i bërë me dije se bëhet fjalë për Maysara Masharqa dhe Arafat Amer.

Në një deklaratë, Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, pranoi vdekjen e tre personave dhe konfirmoi se Khazem ishte një nga udhëheqësit e saj në Jenin.

Që nga e premtja, 19 palestinezë janë vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor që përfshin qytetet Jenin, Tubas dhe Tulkarem, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë dhe grupeve palestineze.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com