Ushtria izraelite ka përfunduar rrethimin e saj të qytetit të Gazës, tha të enjten zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
Korpusi inxhinierik izraelit po punon tani për të gjetur dhe neutralizuar infrastrukturën nëntokësore, eksplozivët dhe kërcënimet e tjera për të lejuar IDF të lëvizë lirshëm në zonë, tha Hagari.
Më herët të enjten, shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes izraelite, Herzi Halevi tha se ushtria izraelite po rrethon qytetin e Gazës dhe po “thellon” operacionet e saj atje.
“Forcat tona janë në zona shumë të rëndësishme të qytetit të Gazës”, tha Halevi.