Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen patën një takim sot në Bruksel.
Sipas një njoftimi të qeverisë italiane, diskutimi ishte i fokusuar në nevojën për të forcuar konkurrencën europiane, në nivel ndërkombëtar, perspektivat e sektorit të automobilave gjatë periudhës së tranzicionit mjedisor dhe shqetësimin e sektorit bujqësor, pas marrëveshjes së BE-së me vendet e Amerikës Latine.
Në të njëjtën kohë, në njoftim thuhet se peshë të veçantë i është kushtuar emigracionit, rezultateve të deritanishme dhe çfarë tjetër nevojitet për të ndarë mjete efektive, me synimin për të menaxhuar të gjithë fenomenin.
Giorgia Meloni dhe Ursula von der Leyen më në fund ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm për të plotësuar Planin Italian Mattei për Afrikën dhe strategjinë Evropiane Global Gateway.