Gjatë Prime-it të djeshëm Luiz Ejlli ka komentuar se si është të jesh në rolin e opinionistit, duke e krahasuar me edicionin e vjetshëm. Ai tha se Arbri i ka treguar që është një pozicion i vështirë. Këngëtari nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe Zhaklin Lekatarin. Ai tha se opinionet e saj nuk i kanë pëlqyer gjatë BBV2, ndryshe nga ato të Arbrit.
Ditën e sotme Zhaklin Lekatari ka postuar një Instastory e cila mesa duket është një thumb për këngëtarin. Ish opinionistja ka shkruar:
Si i quajmë në shqip ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë?
Ky mesa duket është një mesazh i nënkuptuar për rolin e Luizit si opinionist natën e djeshme.