Ariana Grande sapo hodhi një dritë të re mbi divorcin e saj nga Dalton Gomez, ku nëpërmjet tekstit të këngës së re ajo flet për një tradhti nga ana e tij.
Ylli i popit publikoi albumin e saj të fundit, “Eternal Sunshine”, ditën e sotme dhe në këngën titullare, ajo flet për një burrë i cili ka luajtur me të nëpërmjet gënjeshtrave dhe mashtrimeve.
Një varg i këngës thotë… “Unë kurrë nuk kam parë dikë të gënjejë si ti // Aq shumë, sa madje edhe ti fillon të mendosh se është e vërtetë // Pra, tani ne luajmë skenat tona të veçanta // Tani, tani ajo është në shtratin tim // Tani jam në kokën time, pyes veten se si do të përfundojë.”
Ariana vazhdon të këndojë … “Të tregova të gjithë demonët e mi, të gjitha gënjeshtrat e mia // Megjithatë ti më luaje si Atari // Tani është sikur po shikoj në pasqyrë // Shpresoj të ndihesh mirë kur të jesh në të
Në pamje të parë, Ariana duket se po akuzon drejtpërdrejt Dalton-in këtu dhe e quan të dashurin e saj aktual Ethan Slater “si djalë i mirë’ në këtë histori.
Më 17 korrik u raportua se Ariana dhe Dalton ishin ndarë pas dy vitesh martesë. Asnjëri prej tyre nuk e komentoi publikisht ndarjen, por brenda një muaji ata kishin paraqitur në të njëjtën kohë divorcin, duke përmendur “dallimet me njëri-tjetrin” si arsyen e ndarjes.
Në janar 2023, Dalton u fotografua duke vizituar Ariana-n në Londër dhe burimet pretendonin se udhëtimi ishte një “përpjekje e fundit” për të shpëtuar martesën.
Megjithatë, çifti vendosi t’i anulojë gjërat menjëherë pas kësaj, me datën zyrtare të ndarjes së tyre të shënuar si 20 shkurt në dokumentet e tyre të divorcit.