I ftuari i sotëm në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishte artisti Frederik Ndoci.
Artisti shkodran tregoi arsyen pse e la Amerikën për tu kthyer në Shqipëri. Ai nuk i kursu lëvdatat për punën që kryeministri Rama ka bërë për ndryshimin e vendit.
Frederik Ndoci: Unë jam një qytetar amerikan i lind në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, perfekte do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar amerikan. Nuk janë elozhe dhe furça, jam i vetmi që nuk kam nevojë për elozhe. Ky vend, faleminders dorës që ke vu…kur kam ardhur në 2005 kam parë që Tirana ishte bërë perfekt bukur…kur më pyetën thash Amerika nuk jep flet lavdërimi me mik, por më duket se është i vetmi kryetar bashkie në Evropë dhe botë në atë kohë që ka marrë fletë lavdërimi, prandaj unë heq kapelën.
Edi Rama: E ndjej sinqeritetin, por janë pak të ekzagjeuara
Frederik Ndoci: Kam pak rezerva se nuk dua të dukem ai që nuk jam. Le të më shajnë njerëzit mua që po rrej. Kena nanën akoma gjallë që të don fort.
/a.r