Uljet e fundvitit shkaktojnë kaos, të shtëna me armë brenda një qendre tregtare, 1 i vdekur e 1 i plagosur

Policia amerikane është vënë në kërkim të një të dyshuari, pasi disa të shtënave me armë që u regjistruan në një qendër tregtare në Florida, gjatë nxitimit të blerjeve për pushime.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos në Ocala të shtunën pasdite, ndërsa i dyshuari, 39-vjeçari Albert J. Shell Jr., kërkohet me akuzën e “vrasjes me paramendim të shkallës së parë” dhe “tentativës për vrasje”.

Viktima, 40-vjeçari David Nathaniel Barron, u gjet i vdekur në një zonë të përbashkët të qendrës tregtare kur mbërriti policia.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, një grua u qëllua dhe u plagos, ndërsa u dërgua në spital me lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com